Dita Evropiane e fitores mbi nazi-fashizmin, Nishani dekoroi disa prej figurave historike


Dita Evropiane e fitores mbi nazi-fashizmin, Nishani dekoroi disa prej figurave historike

22:11 08/05/2017 https://youtu.be/Hq5lWg95Yv0

Në  kuadër të Ditës Evropiane Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekoroi disa prej figurave më të njohura historike të cilët dhanë kontributin e tyre kundër nazi – fashizmit.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se kjo trashëgimi e madhe kulturore dhe historike duhet të ruhet nga brezat e rinj dhe te mos lejohet që të manipulohet me kalimin e viteve.

“Ne kemi një mision të rëndësishëm që të mos e lejmë të manipulohet, duhet t’i vlerësojmë përpjekjet dhe të mbrojmë fort vizionin objektivat synimet e atyre që bënë gjithçka. Çdo gjeneratë dhe brez ka detyra dhe përgjegjësi dhe të ofrojë sakrifica. Të ruajmë trashëgimi kulturore historike dhe t’ju  japim në mënyre dinjitoze brezave të rinj”.

Në këtë ditë të Kujtesës Europiane tha presidenti Nishani, edhe shqiptarët i bashkohen vlerave europiane që kujton përpjekjeve të jashtëzakonshme kundër një mizorie si nazi – fashizmi.

Tv Klan






Të ngjashme