Dita kundër duhanit (30 Maj 1999)


Dita kundër duhanit (30 Maj 1999)

12:15 30/05/1999

Veç një ditë për t’a luftuar dhe më pas fiton ditë të tjera jetëgjatësi. 31 Maji i çdo viti është caktuar si Dita Botërore pa duhan. Sot njihen 25 sëmundje që janë të lidhura me duhanin. Pirja e duhanit shkakton më tepër viktima se AIDS, Turbekulozi, aksidentet dhe vetëvrasjet. Sipas statistikave në të gjithë botën përdorimi i duhanit shkakton 4 milion vdekje në vit, 10 mijë vdekje në ditë ose 1 vdekje në çdo 8 sekonda.

Sipas specialistëve për çdo 5 burra mbi 35 vjeç që pijnë duhan do të vriten nga duhani përpara se ata të dalin në pension, ndërsa për të gjithë adoleshentët në çdo 4 të tillë që pijnë rregullisht do të humbasin 22 vite jete. Edhe në Shqipëri konsumohet mjaft duhan nga çdo lloj moshe. Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mospirjen e tij në ambjente publike, por që urdhëri nuk është kthyer ende në ligj. Ajo që përditë tregtohet dhe prej saj nxirren mjaft fitime të paktën sot le të gjejnë kundërshtarë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme