Dita më e keqe në historinë e Facebook
E enjtja ishte dita më e keqe në historinë e Facebook-ut. Vetëm në një ditë, rrjeti më i madh social në botë humbi më shumë se 19 % në vlerën e aksioneve, e përkthyer në më shumë se 119 miliardë dollarë.
Sipas “
Fox Bussines
”, këto humbje goditën rëndë edhe portofolin e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg. Pasuria e tij u pakësua me rreth 15 miliardë dollarë falë zhvlerësimit të 387,095,123 aksioneve që ai zotëron në Facebook.
Para hapjes së bursave ditën e enjte, sipas “
Forbes Billionaires List
” Zuckerberg ishte njeriu i 5-të më i pasur në Amerikë me një pasuri prej 71 miliardë dollarësh. Por të premten ai u zgjua me 15 miliardë më pak, në total me 55.9 miliardë dollarë, çka e nxori atë nga lista e 10 amerikanëve më të pasur.
Rënia në vlerën e aksioneve erdhi pasi Facebook njoftoi se rritja në shpenzimet në siguri dhe politikat e privatësisë do të dëmtonin përfitueshmërinë në tremujorët e ardhshëm. Zuckerberg tha të mërkurën se kompania e drejtuar prej tij do të “
vazhdonte të investonte gjerësisht në politikat e sigurisë dhe privatësisë.
”/tvklan.al