2 raste me Covid në 24 orët e fundit
Rastet e reja sërish në qytetin e Durrësit
2 raste të reja me koronavirus janë regjistrua këtë të hënë duke e bërë këtë ditën me numrin më të ulët të rasteve pozitive që prej nisjes se epidemisë në vendin tonë. Edhe sot rastet e reja janë vetëm në Durrës të cilat lidhen me një kompani fasonerie atje.
“Në vend vazhdon prezenca e rasteve sporadike, prezenca e vatrave dhe nuk vërehet qarkullim i dendur në popullatë…Janë testuar 168 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, në Qarkun Durrës. Të shëruar janë 12 qytetarë. Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren”.
Në total nga koronavirusi janë infektuar 948 persona por 77% e tyre janë shëruar.
“Në vendin tonë aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”.
Në rënie ka ardhur edhe numri i pacientëve të shtruar në spitalin Covid.
“Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive”.
Përgjatë 11 javëve të epidemisë në vend si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë 31 persona, të cilët kishin edhe sëmundje bashkëshoqëruese.
Tv Klan