Dita Ndërkombëtare e SIDA-s (1 Dhjetor 1998)


Dita Ndërkombëtare e SIDA-s (1 Dhjetor 1998)

14:37 01/12/1998

Dita e parë e dhjetorit është dita kundër virusit të SIDA-s. E gjithë bota sot, veçanërisht bën thirrje për t’u solidarizuar në luftën kundër sëmundjes së shekullit. Për fat të keq virusi vdekjeprurës i saj ka hyrë dhe në vendin tonë. Mjaft të rinj dhe të reja shqiptare të pamësuar dhe të paditur me realitetin e pasojave që sjell sëmundja e SIDA-s, kanë rënë viktima të saj.

Janë djem e vajza nga qytete të ndryshe të vendit të cilët rënkojnë nga sëmundjet që shkaktojn sëmundja e tmerrshme. Vuajtjet e tyre shtohen akoma më shumë pasi në Shqipëri, akoma nuk ka një pavion me mjekë të veçantë të cilët mund të kujdesen për ta. Deri para një viti, të sëmurit të prekur nga virusi i SIDA-s i shtyenin ditët e fundit të jetës së tyre në spitalin infektiv. Dita e sotme shërbente për të përcjellë mesazhin e vetëm, atë të të luftuarit ndaj jetës./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme