Dita “vendimtare” për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë


Dita “vendimtare” për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë

10:07 17/01/2018

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të vendosur nëse do të ketë tjetër votim për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

43 deputetët e shumicës qeverisëse nuk janë tërhequr nga nisma, pavarësisht presionit të fortë nga ana e partnerëve ndërkombëtarë.

Deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës thanë se do të votojnë Pro shfuqizimit, nëse kryesia e Kuvendit vendos ta dërgojë sërish në votim para deputetëve.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë është kundër shfuqizimit dhe paralajmëroi se do të braktisë mbledhjen e sotme të kryesisë. 

“Shfuqizimi i Gjykatës Speciale” hodh për votim në Kuvendin e Kosovës më 22 Dhjetor të vitit të kaluar, dështoi pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për miratimin e saj.

Tv Klan

 






Të ngjashme