“Ditari i Ana Frank” së shpejti në Teatrin Metropol (Video)


“Ditari i Ana Frank” së shpejti në Teatrin Metropol (Video)

19:16 08/11/2018

“Ditari i Ana Frank” është premiera më e re në Teatrin Metropol, e cila do të ngjitet në skenë në datë 15 nëntor.

Shfaqja flet për historinë e Ana Frank dhe familjes së saj hebreje, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një vepër universale që vjen në Teatrin Metropol jo si një qasje klasike, por e ndërthurur edhe me realizimin e arritur, me atë se çfarë ndodh realisht me hebrenjtë. Për të folur mbi këtë shfaqje mjaft interesante dhe mënyrën si është konceptuar ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan aktorët Vanesa Guri në rolin e Ana Frank, Myzafer Zifla babai i Ana Frank , Klea Konomi në rolin e nënës së Ana Frank, Ketjona Pecnikaj në rolin e motrës së Anës dhe regjisorja e veprës Armela Demaj.

Gjatë emisionit regjisorja tha se mishërimi i kësaj vepre është bërë jo vetëm për atë që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe se si do të vepronim sot në situata të ngjashme.

https://youtu.be/fUEqLDEc8tA?t=4m49s

“Në fakt për Luftën e Dytë Botërore nuk ke nga t’ia nisësh sepse ka shumë materiale. “Ditari i Ana Frank” është historia e një familje hebreje dhe persekutimit të saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo vepër është një dëshmi që do të mbetet në kohë që vijon të mebtet gjallë dhe që vazhdon të rrëfejë historinë e miliona e miliona hebrenjve. Është një histori universale përveçse personale. Mishërimi që ne kemi bërë është për të folur jo vetëm për atë që ka ndodhur gjatë asaj kohe, por edhe se si do të vepronim ne në situata të ngjashme”,

tha regjisorja.

/tvklan.al






Të ngjashme