“Çmendet” moti, ditë dimri dhe vere brenda vjeshtës
Pas ditëve me diell, fundi i Tetorit solli temperatura dimërore, që sipas sinoptikanëve, kanë zbritur në minus 2 në zonat malore. E megjithatë, temperaturat do të rriten sërish, duke sjellë mot të ngrohtë këtë javë dhe shumë reshje javën e ardhshme.
Si pasojë e luhatjeve të motit, numri i fëmijëve të prekur nga virozat po rritet.
Ndërsa moti do të vijojë të sjellë ditë dimri dhe verë brenda vjeshtës, mjekët këkojnë të bëhet kujdes me ushqimin dhe veshjet.
Gjithashtu, ata janë të mendimit se marrja e vitaminave në formë suplementi do të rrisë imunitetin e fëmijëve.
Tv Klan