Ditë të vështira për Ivanov
Shumica e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë nuk e vlerësojnë punën e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
70 për qind e të anketuarve në anketën që e zbatoi Instituti ndërkombëtar për studime të Lindjes së Afërt dhe ballkanike (IFIMES) nga Lubjana e kanë vlerësuar negativishtë punën e tij. Ndërsa 16 për qind janë deklaruar se nuk kanë qëndrim. Vetëm 14 për qind e kanë vlerësuar pozitivisht aktivitetin e tij si president.
Pesëdhjetë e nëntë për qind e të anketuarve e vlerësojnë pozitivisht punën e Qeverisë së Zaevit, 25 për qind dhanë vlerësim negativ, ndërsa 16 për qind u deklaruan se nuk kanë qëndrim.
Shumica e madhe e mbështesin punën e Prokurorisë Speciale Publike, të kryesuar nga prokurorja Katica Janeva.
Shtatëdhjetë e tetë për qind e mbështesin punën e PSP-së, 14 për qind nuk e mbështesin, ndërsa tetë për qind nuk kanë qëndrim.
Pesëdhjetë e shtatë për qind e mbështesin miratimin e ligjit për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe gjuhën e bashkësive etnike pakicë. (INA)