Ditë të vështira për Komitetin Evropian (16 Mars 1999)
Sot Presidenca e Bashkimit Europian e kryesuar nga Zhak Santer ka dhënë dorëheqje pas një raporti plot me akuza të bëra publike dje nga pesë gjykatës të pavarur europianë. Në një konferencë për shtyp që Santer ka dhënë gjatë drekës, ai ka takuar Parlamentin Europian në vend që të justifikonte vendimin e marrë në mënyrë unanime nga të 20-të komisionerët.
Sante e ka cilësuar vendimin si politik dhe ka theksuar se raporti i përgatitur është i paekuilibruar. Sipas analistëve marrëdhëniet e pastabilizuara midis Parlamentit dhe Presidencës pas kësaj dorëheqje do të ndikojnë pozitivisht në gjirin e BE-së.
Komisionerja më e akuzuar ka qënë ish Kryeministrja franceze Edit Kreso, e cila ka thënë se është e vërtetë që mund të kishte gjëra që i kishin shpëtuar vëmendjes së saj por në përgjithësi puna e bërë nga ky komision ka qënë tepër pozitive. Ditët në vazhdimin për Komisionin Europian konsiderohen si tepër të vështira. Sot në mbrëmje Zhak Santer ka për të kontaktuar të gjithë liderët europianë dhe pritet një mbledhje urgjente e Parlamentit Europian./tvklan.al
Gazetar : Altin Hazizaj