Ditët e fundit të të nxehtit ekstrem


Ditët e fundit të të nxehtit ekstrem

23:00 02/07/2017

Pas kapriçove të motit, pushuesit e kësaj të diele janë përballur me trafik të pazakontë në shumë akse të vendit.

Kjo është pamja e daljes nga autostrada Levan – Vlorë, ku radha e automjeteve që ktheheshin nga plazhet e jugut shkoi në disa kilometra. Rradhë të gjata u shënuan edhe në aksin Radhimë – Vlorë, si dhe në Durrës e Maminas.

Ishin të shumtë ata që në plazhe iu larguan temperaturave ekstreme mbi 40 gradë, që pushtuan Shqipërinë ditët e fundit. Vlerën më të lartë termometri e shënoi në qytetin e Beratit, me 41.4 gradë

Për t’i shpëtuar të nxehtit përvëlues të këtij fund Qershori, pushues nga vendi dhe të huaj zgjodhën të freskoheshin në ujërat e Jonit dhe të Adriatikut.

Ditën e hënë temperaturat minimale pritet të zbresin sërish, duke arritur në vlerat 12 gradë, ndërsa maksimalja nuk do e kalojë 33-34 gradë.

Tv Klan






Të ngjashme