Ditët e Trashëgimisë Kulturore, atmosferë festive në Tiranë – (27 Shtator 2000)


Ditët e Trashëgimisë Kulturore, atmosferë festive në Tiranë – (27 Shtator 2000)

20:32 27/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot pasdite rrugët e Tiranës do të kenë një atmosferë festive, me rastin e Ditëve të Trashëgimisë Kulturore, që në kryeqytetin shqiptar zbret me emrin “Kthim në Identitet”. Vetë ministri Rama kishte dalë në paraditen e sotme për të kontrolluar në momentet e fundit institucionet që bëjnë pjesë në këtë projekt.

Edi Rama:- “Ky projekt, i cili sot nuk përurohet si projekt, por përmbyllet në kuadrin e Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Europiane, që ne organizojmë së bashku me këshillin e Europës, përbën një pjesë të asaj trashëgimie kulturore europiane, që ne si shqiptarë na lidh me botën shpirtërore europiane”.

Ceremonia do të fillojë pasditen e sotme në orën 18 nga sheshi “Nënë Tereza”. Në orën 18:30, do të jetë përurimi i monumenteve përpara kryeministrisë, më pas në orën 19 përurimi i restaurimit të kompleksit të ministrive dhe në 19:30, përurimi i ekspozitës Tirana, në Muzeun Historik Kombëtar. Në mbyllje në orën 20:30, do të jetë veprimtaria Sofra Tiranase dhe koncert me folklor tiranas./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme