Diva që nuk njeh moshë


Diva që nuk njeh moshë

23:35 10/03/2018

Modele, aktore, producente, nënë, femër kopertinash, të gjitha në një grua të vetme: Sharon Stone. Ylli i Hollivudit sot feston 60 vjetorin. Me prindër me origjinë irlandeze, ajo e nisi karrierën e gjatë të mbushur me momente të errëta, shumë dashuri dhe suksese të mëdha.

Pas shumë përpjekjesh të dështuara, suksesin do ta gjente në Europë, në 1980, kur Woody Allen do t’i besonte një rol të vogël në filmin “Stardust Memories”. Por suksesi i madh do të vinte në 1992, me Basic Instinct, rol i cili tronditi opinion pubik, por i dha edhe një Golden Globe, si aktorja më e mirë.

Revista “People” e cilësoi një nga femrat më joshëse në planet, por industria e filmit e injoroi, deri në momentin kur Martin Scorsese i besoi një rol të rëndësishëm ne filmin “Casino”, në 1996 në krah të Robert De Niro dhe për të cilin mori Gloden Globin e dytë. Në 2001, Stone u zhduk nga skena si pasojë e një sëmundje, për t’u rikther në ekranin e madh në Basic Instict 2 edhe në rolin e producentes.

Dhe si për të demonstruar se mosha nuk është gjë tjetër veçse një numër, pas dy divorcesh, një sërë lidhjesh dhe tre fëmijë të adoptuar, ajo dashurohet me një sipërmarrës italian 19 vjet më të ri.

Tv Klan






Të ngjashme