Divjaka me plazh të ndotur
Në pyllin e Divjakës po ngrihet një kullë 30 metra e lartë. Që prej andej është e lehtë të konstatosh mbetjet në bregdet. Rëra është e ndotur në tërë sipërfaqen e saj.
Peshkatarët dhe qentë janë vizitorët e vetëm të plazhit në këto ditë me diell të Prillit. Leshterikët, plastika dhe trungje pemësh kanë formuar pirgje të mëdha duke ndotur një hapësirë prej 11 km vijë bregdetare.
Niveli i ndotjes është rritur për shkak të derdhjeve në det të lumenjve Shkumbin dhe Seman, por edhe të tërheqjes së ujërave detare deri në 2 km.
Një muaj mbetet nga fillimi i sezonit të ri turistik në Divjakë. Gjurmët e sezoneve të mëparshme janë aty, të dukshme nga rrënojat e kioskave, të cilat janë kthyer në strehë për kafshët. Nëse do të niste pastrimi i plazhit, një muaj nuk do të mjaftonte as për të pastruar një kilometër bregdet.
Tv Klan