Divjakë, ndalohet një avion që dyshohet se transportonte drogë
Divjakë, ndalohet një avion që dyshohet se transportonte drogë
Shpërndaje
16:43 10/05/2014Policia e shtetit gjatë një operacioni antidrogë ka ndaluar në Divjakë një avion, i cili dyshohet të jetë i ngarkuar me lëndë narkotike.Nga informacionet paraprake mësohet se policia ka ndaluar pilotin, i cili është italian dhe 2 persona të tjerë të avionit.Aktualisht forcat speciale kanë rrethuar zonën dhe po kontrollohen të gjithë mjetet që dalin nga parku kombëtar i Divjakës, ndërsa hyrja drejt parkut është e bllokuar. Nga burime jo zyrtare mësohet se pranë avionit janë gjetur rreth 300 kg hashash, si dhe janë ndaluar 5 makina të tipit Fuoristradë, të ngarkuara me kanabis sativa. Ndërkohë nga policia e shtetit bëhet e ditur se operacioni po vijon dhe priten arrestime të reja.Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë të shkurtër për mediat u shpreh se: “Nga të dhënat e deritanishme, kjo është hera e parë që një avion i tillë ulet në Shqipëri. Avioni në orën 14:40 të ditës së sotme ka bërë ulje të detyruar për shkak të një defekti teknik. Policia e Shtetit ka filluar hetimet për të verifikuar nëse ka pasur një tentativë për trafik droge nga ana e këtij avioni”.Ministri Tahiri e mbylli deklartatën e tij pa pranuar asnjë pyetje nga mediat, duke u shprehur se do policia e shtetit do të informojë për detaje të tjera.Ndërkaq, ka reaguar edhe Albcontrol për ngjarjen. Albcontrol konfirmon se avioni i cili u bllokua në Divjakë, ka leje fluturimi në hapësirën shqiptare. Sipas Albcontrol leja e fluturimit të avionit mban nr.193 dhënë më datë 05.05.2014 i vlefshëm edhe për sot.tvklan.al