Divorc i lënë pezull, ribashkim mes Kim dhe Kanye?
Kim Kardashian and Kanye West e kanë lënë divorcin e tyre pezull dhe të gjithë po mendojnë se dyshja do të ribashkohet.
Kim vendosi të ndahej nga reperi në Shkurt të këtij viti, por që atëherë të dy kanë kaluar shumë kohë së bashku. Sipas burimeve të mediave të huaja, ata nuk po nxitojnë aspak që ta kalojnë divorcin e tyre përmes dyerve të gjykatave.
Një burim për “The Sun” u shpreh se: “Ndarja e Kim dhe Kanye rezultoi duke i afruar më shumë me njëri-tjetrin. Ata janë të ndarë, por nuk po nxitojnë me divorcin. Për ta, primarë janë fëmijët e tyre”.
Kohët e fundit, pas shfaqjes së saj krah reperit në eventet e “Donda”, Kim dhe Kanye darkuan së bashku duke ndezur sërish thashethemet./tvklan.al