Divorc në familjen e Donald Trump


Divorc në familjen e Donald Trump

13:17 16/03/2018

“Pas 12 vitesh martese, ne kemi vendosur të divorcohemi”.

Kjo ka qenë deklarata që ka dhënë Vanessa Trump,  dhe bashkëshorti i saj Donald Trump Jr, djalit i madh i Presidentit të SHBA Donald Trump.

Mësohet se ajo ka paraqitur kërkesën për divorc të pakontestueshëm në një gjykatë në Nju Jork. raportojnë mediat amerikane.

Vanessa Trump, një ish-modele dhe Donald Trump Jr janë martuar  në vitin 2005 dhe kanë 5 fëmijë.

Trump Jr luajti një rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të të atit. Ai qëndroi në Nju Jork pas zgjedhjeve dhe tani drejton biznesin familjar me vëllain e tij Eric Trump.

Ai është bërë objekt i një hetimi lidhur më një marrëveshje të mundshme mes Rusisë dhe SHBA gjatë fushatës presidenciale, për të ndikuar mbi zgjedhjet në favor të kandidatit republikan Donald Trump.

/tvklan.al






Të ngjashme