Divorcet dhe shkaqet, Vjollca Meçaj – (8 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Specialistët pohojnë se para viteve ’90 problemet kanë qenë të njëjta si sot, por hapja e Shqipërisë i nxori ato më në pa. Juristja Vjollca Meçaj thotë.
Vjollca Meçaj:- “Është vërejtur që deri në vitin 1994, në Shqipëri ndryshe ndoshta dhe nga eksperiencat e shumë studiuara në vende të tjera të botës, kemi një përqindje të lartë të divorceve dhe nga çiftet që kanë një jetëgjatësi të madhe bashkëshortore. Sepse nga shumë studiues është përcaktuar që periudha më e rrezikshme e një familje për tu divorcuar është 7 vjeçari i parë. Pse ndodh kjo tani në shqipëri? Këta njerëz nuk merrnin inisiativën të divorcoheshin në sistemin totalitar, përarsye se ndërhynte shteti dhe partia dhe në problemin intim të familjes. 35% e grave të cilat kanë marrë kurajon ta denoncojnë dhunën që është ushtruar karshi tyre, janë gra të divorcuara të cilat ndiqen edhe pas divorcit nga dhuna që ju bën ish-bashkshorti i tyre”.
Ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara tek ne gratë nuk i shpëtojnë drurit as pas ndarjes. Varfëria bën që ato të vazhdojnë të qëndrojnë pranë burrave dhe të pësojnë të njëjtin trajtim si më parë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti