Divorcet në Shqipëri – (15 Qershor 2000)


Divorcet në Shqipëri – (15 Qershor 2000)

09:40 15/06/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kjo grua ka pak vjet që është martuar, ndërsa në këto çaste po pret vendimin e gjykatës nëse do të ndahet nga i shoqi dhe se kush do ta rrisë vajzën e vetme. Pas disa minutash ankth, gjykata shpall divorcin dhe nënës i jepet e drejta të rrisë të bijën. Ish-bashkëshorti e kërcënon se historia nuk përfundon me kaq.

Si këta bashkëshortë, që nga fillimi i vitit në Gjykatën e Tiranës kanë ardhur 170 çifte. Shqipëria renditet tek ato vende ku ndarja është shumë e lehtë. Në shumicën e rasteve janë gratë që padisin burrat. Shkaqet kryesore të divorcit janë dhuna fizike, tradhëtia dhe xhelozia. Sipas statistikave në gjykatë më shumë vijnë çiftet që kanë rreth një vit martesë dhe ata që kanë rreth dhjetë vjetë./tvklan.al






Të ngjashme