Dixhitalizimi i Europës


Dixhitalizimi i Europës

16:50 30/09/2017

Mbi 60 milion vende pune në Europë janë të lidhura me internetin. Me gjithë këtë, vendet më të rëndësishme të BE mendojnë se kompanitë që ofrojnë këtë shërbim duhet të vazhdojnë të taksohen. 

Me këtë atmosferë muzikore i kanë pritur estonezët krerët e shteteve anëtare të BE-së në samitin për nxitjen e dixhitalizimit të shërbimeve për qytetarët, për qeverisjen elektronike dhe kundër sulmeve kibernetike apo keqpërdorimit të komunikimeve via internet.

Krerët e BE-së kanë debatuar rreth lehtësirave në taksa për kompanitë e internetit ndërkohë që katër shtete Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja kanë propozuar që ky taksim të mos hiqen për momentin ndaj rrjeteve të mëdha të elektronikës, kryesisht amerikane.

Presidenti francez Macron ka propozuar që këto tarifa të rishihen pas dy vitesh me krijimin e një agjencie për inovacionin. Ndërkohë ranë dakort për krijimin në muajt në vijim të një agjencie për mbrojtjen e kontinentit të vjetër nga sulmet kibernetike nga jashtë për të cilat është akuzuar Rusia.

Sipas të dhënave të publikuara në samitin e mbajtur në Talin, 60 milionë vende pune janë të ndërlidhura aktualisht me ekonominë dixhitale.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetar: Vladimir Lame

*Lajmet në Klan Plus mund t’i ndiqni çdo ditë në orën 20:00






Të ngjashme