Djali me traumë: Babai i dhunshëm na nxorri nga shtëpia dhe na i hodhi rrobat nga ballkoni


Djali me traumë: Babai i dhunshëm na nxorri nga shtëpia dhe na i hodhi rrobat nga ballkoni

14:20 24/11/2020

Halili dhe Shkurta janë burrë e grua dhe kanë ardhur në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të rrëfyer historinë e jetës së tyre. Djali ka rrëfyer se babai i tij është mjaft i dhunshëm dhe e ka dhunuar atë dhe nusen si fizikisht dhe psikologjikisht.

Më tej Halili ka treguar se ia ka bërë jetën e pamundur në shtëpi dhe për këtë arsye janë larguar disa herë nga shtëpia dhe kanë jetuar në shtëpi me qira, por jetesa është shumë e vështirë dhe nuk e përballojnë dot sepse kanë dy djem të vegjël, një 4 vjeç dhe tjetri 2 vjeç. Herën e fundit babai i tij ia ka nxjerrë rrobat jashtë nga ballkoni dhe i ka thënë që nuk do t’i shohë më në shtëpi.

Çifti në studio kërkon ndihmë pasi disa herë i janë drejtuar Njësise Bashkiake nr 9 për bonus qeraje, por kjo gjë është neglizhuar. Sot familja ka probleme social ekonomike. Bashkëshorti nga dhuna ka kaluar trauma dhe nuk punon ndërsa Shkurtës i duhet të qëndrojë me fëmijet.

Mirela Milori: Fillove jetën tënde me familjen e re, si filloi?

Halili: Kur nusja ishte shtatzënë me djalin e parë, plaku sërish më nxjerr nga shtëpia dhe dola me qira rreth një viti. Ishte shumë e vështirë sepse qiraja shumë e shtrenjtë, rrogat shumë të ulta sepse nuk kemi një profesion dhe menduam të kthehemi sërish, por ata bënin të njëjtat veprime.

Nusja nuk ka qenë shkaktare e zënkave, as i ka sharë dhe as i ka ofenduar por ata donin të më shikonin mua pa nuse, të jem beqar dhe vendosa prap të largohem nga shtëpia kur lindi djali i dytë. Ikëm në Gjermani në azil në 7 Qershor të vitit 2019, na kanë trajtuar shumë mirë 3 muaj dhe më pas erdhi përgjigjia që ne duhet të ktheheshim sërish në Shqipëri.

Shkuam në Hollandë, në azil rreth 5 muaj dhe aty na erdhi përgjigjia që duhet të kthehemi në vendlindje, por unë nuk doja të kthehesha vetëm prej këtyre problemeve dhe vendosa të kthehem prap në Gjermani për të filluar azil prej fillimi. Pa vajtur muaji erdhi policia në 7 të mëngjesit dhe na nxorri dhe u kthyëm në prap në shtëpi.

Mirela Milori: Si ju pritën?

Halili: Muajin e parë, mirë na pritën pastaj filluan problemet edhe unë pata një gjendje shumë të keqe shëndetësore, shkova tek një psikolog sepse kisha pësuar trauma. Në 25 Qershor me nusen dhe kalamajt dolëm nga shtëpia prej stresit që kishim dhe merr plaku dhe thotë që mos t’ju shoh më në këtë shtëpi dhe rrobat i kishte nxjerrë në ballkon, të coptuara dhe ne kemi shkuar në polici, jemi ankuar tek Komisariati Nr.3 dhe ata nuk bënë asgjë që fëmijët po nxirren jashtë me dhunë, thjesht thanë ik nga të duash ne nuk kemi se çfarë t’i bëjmë.

Mirela Milori: Tani jeni me qira?

Halili: Po me qira në Laprakë.

Mirela Milori: Punoni ju të dy?

Halili: Nusja u mundua të punonte, por janë kalamajtë e vegjël, edhe unë nuk punoj se nuk kam qenë mirë fizikisht. Deri tani kemi marrë borxhe për të paguar qiranë . /tvklan.al






Të ngjashme