“Djegia e demave”, festivali i dritave dhe ngjyrave në Meksikë


“Djegia e demave”, festivali i dritave dhe ngjyrave në Meksikë

21:22 13/10/2017

Një herë në vit, qyteti Tultepek në Meksikë kthehet në një manifestim dritash, ngjyrash, shpërthimesh dhe zhurmash. Çdo muaj mars, qyteti organizon Festivalin kombëtar të quajtur “Pyroteknik”.

Festimet zgjasin rreth 9 ditë dhe ato konkludojnë me festën me të madhe, që quhet “djegia e demave”. Në këtë ditë, banorët e Tultepekut mblidhen dhe ndërtojnë dema të mëdhënj prej letre, të cilët janë të dekoruar me vizatime shumëngjyrëshe.

Atyre u bashkangjiten fishekzjarre të madhësive të ndryshme, të cilat më pas ndizen në paradën që organizohet përgjatë qytetit. 

Fishekzjarret janë pjesë e traditës së këtij qyteti prej shekujsh, dhe për meksikanët, kjo është një nga festat më të bukura të vitit.

Burimi: Klan Plus






Të ngjashme