Djegia e magazinës me hidrosanitare, nuk dihen ende shkaqet


Djegia e magazinës me hidrosanitare, nuk dihen ende shkaqet

18:27 03/04/2018

Flakët përpinë gjithçka në magazinën e hidrosanitareve në rrugën “Siri Kodra”. 30 zjarrfikëse iu kërkua ndihma për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa aty pranë ndodheshin edhe disa banesa dhe një karburant. Vatrat e zjarrit riaktivizohen herë pas herë në magazinën e cila u dogj plotësisht në rrugën, “Siri Kodra”.Rreth 30 automjete zjarrfikëse luftuan me flakët nga mesdita e së hënës, ndërsa magazina me materiale hidrosanitare u shkrumbua totalisht.

Flakët dukeshin nga disa kilometra larg kryeqytetit, pasi materiali ishte lehtësisht i djegshëm, duke krijuar panik tek banorët që ndodheshin shumë pranë me ndërtesën në flakë.

Bujar Kaçana, efektiv i zjarrfikësve të kryeqytetit tregon luftën me flakët dhe ndihmën që i dhanë edhe kolegët e Fushë-Krujës, Durrësit si edhe ata të ushtrisë.

“Luftojmë më gjithë kapacitetin e mjeteve të zjarrfikësve të Tiranës, botet e bashkisë që na furnizojnë me ujë, në mëngjes kanë qenë dhe të ushtrisë. Për momentin nuk mund të japin një orar se kur mund të fikët”.

Për të përcaktuar shkaqet e rënies së flakëve, Kacana thekson se do të duhet ende kohë.

“Ekspertiza vjen, pasi në të fikim zjarrin”.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur njerëz të lënduar, por u raportua se kërkuan ndihmën e parë disa efektivë zjarrfikës, pasi mbetën të asfiksuar nga flakët./abcneës.al






Të ngjashme