Djegia e mbeturinave në spitalin e Fierit, rrezik për të sëmurët – (30 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Mbeturinat e spitalit dhe poliklinikës së Fierit, bëhen tepër të rrezikshme kur ato digjen në vende jo të përshtatshme. Një shkresë e Ministrisë së Shëndetësisë urdhëron, që mbeturinat e këtyre institucioneve, duhet të asgjësohen në furra speciale. Tymi i këtyre tre vatrave zjarri që shikoni, shpërndahet në pavionët ku janë shtruar të sëmurët. Sipas tyre kjo është e përditshme.
Kjo është një furrë, ku një punonjës djeg gjithçka, duke filluar që nga asgjësimi i mbetjeve të rrezikshme të operacioneve. Një mal tjetër me plehra ndodhet në afërsi të poliklinikës. Tymi i dalë nga djegia e këtyre mbeturinave çliron një erë të keqe dhe mbytëse e cila shpërndahet ngadalë në gjithë qytetin./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego