Dmitri Medvedev rizgjidhet Kryeministër i Rusisë
Dmitri Medvedev zgjidhet për të dytën herë Kryeministër i Rusisë. Krahu i djathtë politik i Presidentit Vladimir Putin u votua nga parlamenti i vendit për një tjetër mandat.
Medvedev ka shërbyer edhe si Presidenti i tretë i Rusisë nga viti 2008 në 2012-ën, në kohën kur Putin ishte Kryeministër.
Mandati i kreut të qeverisë në Rusi nuk ka afat, por sipas Kushtetutës, Kryeministri duhet të dorëhiqet përpara betimit të presidentit të ri.
Tv Klan