“Do djegësh veten me datë 26, po s’të dhimbset vendi i punës…”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kërcënimet e kryetarit të FRESSH Kolonjë ndaj një punonjësi të bashkisë nëse nuk merr pjesë në fushatën e kësaj force politike.
“
Kjo është farsa elektorale e Edvin Kristaq Rames!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!
”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Përshëndetje Doktor, po të dërgoj një video e cila tregon me zë dhe figure se si kërcënon Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonjë një punonjës të bashkisë me vendin e punës, nësë nuk merr pjesë në fushatë. Më poshtë keni videon dhe tekstin e bisedës. I bej thirrje Prokurorisë se Shtetit të vendosë menjëherë para ligjit këtë bandit të pushtetit që nuk njeh ligje dhe norma ligjore!
S.B.
-Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonjë : Po me ke ishe atje?
Punonjësi i Bashkisë: Po me ata mo
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonjë : E mo, mos me mashtro mua tani. Me vjen gjynah qe do te marrësh veten me qafe.
Punonjësi i Bashkisë: Po erdha mo, për Zotin
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonjë : Ti bej si te duash.
Punonjësi i Bashkisë: Po s’më kë parë
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonjë : (flet dicka, por s’e kuptoj)
Punonjësi i Bashkisë: Po jam ne pune.
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonjë: Jo, jo. Pasdite nuk je në punë. 3,4 e lart nuk je në punë. Do te djegësh veten, gjynah me vjen. Je djalë i mire të djegësh veten me datë 26. Ti si të duash, e ke vetë në dorë. Po s’të dhimbset vendi i punës…
“, shkruan Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/809468889214020/