Do priste lulet në ballkon, rrëzohet nga kati i shtatë
Një 65 – vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e hënë, pasi ra nga kati i shtatë i një pallati.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës. Sipas policisë, 65 – vjeçari me iniciale L.H. banues në Tiranë është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ai mësohet se ndodhej në banesën e motrës së tij dhe kishte hipur në një shkallë në ballkon për të prerë degët e pemevë dekorative të mbjella në vazo.
//tvklan.al