Dobitë e aktivitetit fizik tek arteriet dhe zemra
Ushtrimi i aktiviteteve fizike nga katër deri në pesë herë në javë është i nevojshëm për të parandaluar arteriet kryesore të zemrës të ngurtësohen. Dy ose tre seanca ushtrimesh në javë mbajnë arteriet të shëndetshme, sipas një studimi ku u përfshinë 100 persona rreth moshës 60 vjeç.
Studiuesit thanë se çdo formë e aktivitetit fizik zvogëlon rrezikun e problemeve të zemrës.
Por sasia e duhur e stërvitjes në kohën e duhur në jetë mund të parandalojë madje edhe plakjen e zemrës dhe të enëve të gjakut.
Studimi, i botuar në The Journal of Physiology, mori parasysh historikun e aktiviteteve fizike të të gjithë pjesëmarrësve gjatë gjithë jetës së tyre dhe mati ngurtësinë e arterieve të tyre.
Arteriet janë enët që transportojnë gjak brenda dhe jashtë zemrës dhe në të gjitha pjesët e trupit.
Secili prej tyre është formuar si një tub dhe kur njerëzit arrijnë një moshë të caktuar, këto enë janë të prirura për t’u ngurtësuar.
Një mënyrë jetese jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik gjithashtu shkakton bllokimin e arterieve nga lënda yndyrore.
/tvklan.al