Dogana e Ebasanit (13 Shtator 1999)
Status besueshmërie për doganën e Elbasanit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë duke u bindur mirë nga disa fakte me një urdhëresë të posaçme i ka dhënë ekskluzivitetin doganës së Elbasanit për të zhdoganuar mallrat që futen në Shqipëri si nga Kina, Turqia, Arabia, Egjipti, Bullgaria e të tjerë.
Shkak për këtë ka shërbyer mosvënia re e kontrabandës dhe korrupsionit të ushtruar në këtë doganë. Njerëz me pushtet nuk kanë mundur të depërtojnë në punët e kësaj dogane. Rregulli dhe qetësia në këtë qytet ndoshta kanë qënë dhe një arsye më shumë për dhënien e ekskluzivitetit kësaj pike doganore./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti