Dogana e Goricës – (7 Gusht 1999)


Dogana e Goricës – (7 Gusht 1999)

21:00 07/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pika doganore e Gorricës në zonën e Prespës një institucion i harruar nga shteti. Dogana e largët që kalonë mallrat e ardhura nga Maqedonia, të krijon përshtypjen e një kioske të braktisur. Këtu punon ekipi i doganierve, po këtu është dhe banka e lekëve të taskës doganore. Këtu funksionon dhe policia doganore.

Por çudia më e madhe është se kjo doganë nuk ka lidhje telefonike. Radio ndërlidhëse e cila është prishur tre javë më parë dhe s’është rregulluar ende në Korçë. Kur doganierët s’kanë asnjë mjet komunikimi, kontrabandistët përdorin celularin. Por këta doganierë që punojnë këtu nuk kanë as mjete transporti për të shkuar nga puna në shtëpitë e tyre, ndaj dhe ka ndodhur që Gorrica të kthehet në xhep për kontrabandën e cigareve, kafesë, karburanteve dhe birrave.

Përball kësaj kioske të rrënuar lartohet dogana maqedonase me të gjitha pajisjet. Tani flitet se po bëhet një riorganizim i punës për ti vënë fre kontrabandës në këtë pikë, por nëse do të mungojnë mjetet elementare të punës, përsëri Gorrica do të mbetet xhepi ku shfryn kontrabanda./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme