Dogana Rinas për mallrat e ardhur për refugjatët kosovarë (11 Prill 1999)


Dogana Rinas për mallrat e ardhur për refugjatët kosovarë (11 Prill 1999)

12:14 11/04/1999

Në Doganën e Rinasit njëri prej 14 doganierëve ka për detyrë të shënojë në regjistrin e tij të gjithë targat që hynë e dalin si dhe destinacionin e tyre. Kjo sipas Drejtorit të Doganës Kokomani për të shmangur abuzimet që mund të verifikohen në fluksin e tejmadh të mbërritjes së ndihmave humanitare. Shoqërimi i mallit nga pritësi i tij është taksative, kjo për të lehtësuar dhe barrën e përgjegjësisë ndaj vetë Doganes.

Drejtori i Doganës, Kokomani: Me mbërritjen e kamionave që ngarkojnë mallra për organizata të ndryshme për shoqata joqeveritare, kontrolli fillon që me mbërritjen e kamionave duke u regjistruar në një regjistër të posaçëm, të targave të kamionave, të pritësit të mallit dhe kamionat hyjnë vetëm kur regjistrohen sipas targave dhe të shoqëruar me përfaqësuesin e pritësit të mallit. Po kjo gjë bëhet kur kamioni i ngarkuar del nga territori doganor.

Ndihmat që vijnë në 90 % të tyre kanë destinacion organizatat joqeveritare. Ndihmat në adresë të Qeverisë Shqiptare menaxhohen nga Zyra e Refugjatëve në Komisionin Qeveritar për përballimin e emergjencës. Këto ndihma shkojnë në rezervat e shteti ndërsa mediamentet janë të lokalizuar në magazinat e Fufarmës. Sipas burimeve nga Dogana Rinasit ndihmat nga qeveritë e huaja greke franceze apo amerikane janë përpunuar nga vetë Ambasadat.

E në rastin më të mirë nëqoftëse ky fluks malli filtrohet ndershëm nga Dogana e Rinasit, pas traaut të saj përgjegjësinë e kanë të tjerë.

Drejtori i Doganës, Kokomani: Përgjegjësia i takon si Forcave te Rendit, Policisë Doganore, por përgjegjësia më e madhe bie mbi vetë pritësit të mallit të cilët duhet të jenë përgjegjës direkt për këto ndihma dhe për destinacionin final të tyre./tvklan.al

Gazetare: Eni Vasili






Të ngjashme