Doganat: Arkëtuam 40 mln dollarë më shumë në dhjetor
Doganat: Arkëtuam 40 mln dollarë më shumë në dhjetor
Shpërndaje
16:23 06/01/2014Doganat arkëtuan 40 milionë dollarë më shumë në muajin dhjetor, krahasuar me dhjetorin e vitit 2012. Drejtorja e Përgjithshme e quan mujin më të suksesshëm që kanë patur ndonjëherë doganat.Kontributin kryesor në rritjen e të ardhurave e ka zënë zhdoganimi i karburantëve dhe cigareve. Burime nga drejtoria e përgjithshme e doganës thonë për të shmangur hyrjen në fuqi të rritjes së taksave në muajin janar, importuesit kanë mbushur magazinat dhe depozitat që prej dhjetorit.Televizioni Klan kërkoi shifrat zyrtare mbi sasinë e karburantit dhe cigareve të zhdoganuara në dhjetor, por adminstrata doganore nuk i vuri në dispozicion. Peshë në rritjen e performancës në adminstraten doganore sipas drejtores së doganave kanë dhënëe dhe masat e marra ndaj subjekteve abuzuese.Drejtorja e doganave tha gjithashtu se falë bashkëpunimit me kompaninë Croën Agents, performanca do të trritet.