Doganierët në testim për vendin e punës (09 Nëntor 1998)
Një testim i thjeshtë ka dhënë sot provën e parë për shmangien e ndërhyrjeve të emërimeve të punonjësve të doganave shqiptare. Në Ministrinë e Financave 93 persona kanë konkuruar për t’u punësuar në policinë doganore ndër të cilët 65 për oficerë dhe 28 për nënoficer. Testi i konkurimit është përgatitur nga specialistë të huaj të misionit të asistencës doganore si dhe të doganave shqiptare. Në kohën e konkurimit në sallë ka bërë një vizitë dhe vetë Ministri i Financave Anastas Angjeli i cili shoqërohej nga shefi i FMN-së për Shqipërinë. Doganat, të përfolura në maksimum për korrupsion, ka dhënë një shenjë pozitive me testimin e kryer.
Pamje nga testimi i doganierëve. Anastas Angjeli me shefin e FMN-së./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili