Dogji flamurin grek në qendër të Athinës, shpallet në kërkim shqiptari
Policia greke ka shpallur në kërkim shqiptarin Skerdi Berti Avduli, i cili mësohet se ka djegur flamurin grek gjatë protestës së 17 Nëntorit, në qendër të kryeqytetit grek. Sipas mediave greke, Avduli së bashku me disa bashkëkombas të tjerë, të cilët ishin të maskuar, kanë djegur flamurin grek.
Të gjithë këtë skenë shqiptarët e kanë fotografuar dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë shkruar:"Vdekje Greqisë"!
Kaq ka mjaftuar që autoritetet e sigurisë në Greqi ta shpallin në kërkim të riun shqiptar, i cili akuzohet për nxitje të urrejtjes etnike. Përveç policisë janë angazhuar dhe shërbimet inteligjente greke për të bërë të mundur arrestimin e Avdulit. Gjatë protestave të 17 Nëntorit në Athinë, pati akte dhune e zjarrvënie që u pasuan nga kaos dhe anarki. Përleshjet mes policisë dhe protestuesve filluan pak para përfundimit të marshimit përkujtimor për revoltën e studentëve./tvklan.al