Dogji mbeturinat po merr flakë ura, lë dy fshatra të bllokuar
Ura mbi lumin Seman dhe lidh fshatin Belinë me fshatin Kallm është jashtë funksionit, pasi një person teksa ka qenë duke djegur mbeturinat në tokën e tij ka marrë flakë dhe ura. Lidhur me ketë ngjarje policia ka vënë në pranga Mentor Hatia, 47 vjeç, banues në Kallm, Fier.
“Ndalimi i këtij tij u bë pasi duke djegur mbeturina te toka e tij, ka djegur edhe urën me basarela e cila kalonte mbi lumin Seman dhe lidhte fshatin Belinë me fshatin Kallm”
, njofton Policia e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
/tvklan.al