Dogji qëllimisht makinën e 66-vjeçarit, arrestohet autori
Një automjet është djegur një natë më parë në Kolonjë dhe sipas Policisë kjo ngjarje ka qenë e qëllimshme. Në një njoftim për mediat, autoritetet njoftojnë se sot është arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies së qëllimshme.
“Në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 25.11.2020, rreth orës 01:30, në fshatin Gërmenj, Kolonjë, ku u gjet i djegur një automjet, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë, nën koordinim e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes”, bën me dije Policia.
Më tej njoftohet se për këtë ngjarje është arrestuar E. C., 53 vjeç, pasi akuzohet se ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, automjetin tip fuoristradë të markës “Nissan”, në pronësi të Th. Th., 66 vjeç, banues në Gërmenj, Kolonjë./tvklan.al