Dogji të paktën 9 makina, pranga piromanit shqiptar


Dogji të paktën 9 makina, pranga piromanit shqiptar

19:00 08/08/2018

Muajt e parë të 2017-s, të paktën 9 makina u dogjën në San Benedetto del Torno të Italisë fqinje. Nga ngjarjet fatmirësisht nuk pati të lënduar, por dëmet materiale ishin të shumta, ndërsa shqetësimi tek banorët e zonës u shtua gjithnjë e më shumë.

Më shumë se një vit më vonë, hetimet zbardhën shkakun e këtyre zjarreve, ashtu sikurse edhe shkaktarin e tyre.

Ai është një shqiptar 39-vjeçar, i cili u arrestua nga autoritetet atje.

Sa i përket arsyeve të djegies së automjeteve, agjencia e lajmeve ANSA shkruan se ato lidhen me

“rivalitete, xhelozi, mospagim për punë që kishte bërë, etj”.

Shqiptari, i identifikuar vetëm me iniciale S.K, ra në pranga e policisë pas disa muajsh hetime.

/tvklan.al






Të ngjashme