“Doja të vrisja njerëz të bardhë”
Shefi i policisë së Dallas, David Brown përshkruoi fjalët e fundit të vrasësit, i cili mori jetën e pesë policëve, mëngjësin e sotëm.
“
I dyshuari tha se ishte mërzitur për vdekjen e afro-amerikanëve nga policia
”, tha shefi i policisë Dallas Brown duke shtuar se identiteti i tij nuk do të bëhet i ditur, derisa të zbardhet hetimi.
Ai shtoi se raportet se i dyshuari vrau veten nuk ishte i saktë dhe se po hetohet për të zbardhur shkakun, edhe pse është fakt që ai vdiq nga shpërthimi.
“Ai vdiq nga shpërthimi i bombës, ai ishte i kthjellët, ai shprehu zemërimin, ai donte të vriste oficerë të policisë të bardhë. Ai ishte i zemëruar për vdekjen e afro-amerikanëve”.
Sipas deklaratës se David Brown, i dyshuari nuk bashkëpunonte me ndonjë grup, por shtoi se duhet të vërtetohet.
Kryetari i Dallasit, Mike Rawlings tha se mbajtja e identitetit të të dyshuarit nuk do të pritet si lajm i mirë nga gazetarët dhe se duhet të bashkohemi me frymën e lutjes.
Gjashtë persona të tjerë u plagosën me armë zjarri, ndërsa një civil me ngjyrë është plagosur. I dyshuari ka vrarë policët gjatë një proteste mbi jetët e të vrarëve nga policia, “me ngjyrë”. Ai u fsheh në mes të disa shtyllave dhe qëlloi me pushkë oficerët, që duket të jetë një sulm i koordinuar. Organizatorët e protestës “ Black Lives Matter” kanë thënë se dëshironin që protesta e tyre të jetë paqësore.
Protesta ishte në përgjigje të vrasjeve nga policia e dy njerëzve me ngjyrë, Sterling Alton dhe Philando Castille, këtë javë./tvklan.al