Dokle dhe Ceka për Rugovën – (18 Korrik 1999)


Dokle dhe Ceka për Rugovën – (18 Korrik 1999)

15:22 18/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nënkryetari i Kuvendit Namik Dokle dhe kreu i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka intervistë për rolin e Ibrahim Rugovës në Kosovë.

Namik Dokle, Nënkryetari i Kuvendit:- “Është vështirë të komentosh tashmë veprimet e Rugovës, sepse në kohën që ai duhet të ishte në Kosovë, nuk vajti në Kosovë. Në kohën që të gjithë shkuan në Kosovë ai përsëri nuk vajti në Kosovë dhe është pothuajse politikani i fundit që shkoi në Kosovë. Unë do të dëshiroja që kjo vonesë të mbushej me qëndrimin e tij në Kosovë dhe ky kthim nuk e di për ç’motive nuk më duket i arsyshëm”.

Neritan Ceka, Kryetar i PAD:- “Që pas Rambujesë roli i zotit Rugova nuk është më koherent me situatën. Nuk ka qenë në krye të lëviszjes për stabilitetin politik në Kosovë dhe për më tepër ka krijuar disa probleme, duke dhënë idenë e përçarjes politike në Kosovë edhe të kontestimit pikërisht të atyre forcave të cilat e vunë çështjen e Kosovës në axhendën e zgjidhjes, bashkëpunuan me Naton, qëndruan në Kosovë duke realizuar rezistencën e popullit Kosovar kundër genoncidit serb dhe tani seriozisht po merren me vendosjen e rendit. Keshtu që gjithmon kam qenë I befasuar nga lëvizjet e Rugovës, personalisht kam një pikëpyetje të madhe”./tvklan.al






Të ngjashme