Doktoresha publikon foto me kufomën
Një doktoreshë është kthyer në epiqendrën e kritikave, pasi postoi një fotografi të saj me një kufomë dhe një tjetër ku shfaqej duke u argëtuar mbi tavolinën e operimit me një kolege.
Gruaja e paidentifikuar, emri dhe mosha e të cilës nuk dihet, mësohet se punon në Institutin Kërkimor të Mjekësisë në St. Petersburg të Rusisë. Fotoja me kufomën, sipas "DailyMail", mendohet se i përket periudhës kur ishte praktikante. Në të ajo shfaqet duke pozuar bashkë me tre miq të saj, ndërsa mban me duar kokën e kufomës. Ndërsa imazhi tjetër besohet se është shkrepur kohët e fundit. Në të ajo shfaqet duke tërhequr nga flokët një vajzë mbi tavolinën e operimit. Por pavarësisht se fotot për mjeken mund të jenë argëtuese, komentuesit nuk ndajnë të njëjtin mendim. Shumë e kanë kritikuar atë ashpër. “Ndoshta mendon se është zbavitëse, por në fakt është e kundëra. Po nëse një i afërm i viktimës me të cilin po pozon në foto do ta shihte këtë të fundit? Vendose veten në vendin e tyre”,
shprehet një komentuese, ndërsa një tjetër është e mendimit se doktoresha duhet dnuar për një akt të tillë./tvklan.al