Dokumentari Bedri Jasharit (26 Nëntor 1998)
Pasioni i jetës i Bedri Jasharit është profesioni i frikshëm. Sot njeriu i cili u ka dhënë filmave me aksion vërtetësinë, e ka parë veten personazh kryesor të një dokumentari të prodhimit të Radio Televizionit Shqiptar. Heroi i heshtur i celuloitit apo me saktë heroi i vërtetë i quajtur “kaskador” është marrë me mjeshtëri nga skenaristi dhe bashkëregjisori Mishel Koçiu dhe është sjellë sot para publikut në Teatrin Kombëtar.
Dokumentari i cili ka zgjatur për rreth një orë ishte një ndërthurje e Bedriut njeri me atë “kaskador”. Sipas vlerësimeve të miqve, për të është e mundur çdo gjë që për të tjerët është e pamundur. Ai ka qënë kaskador në shumë filma ku mund të përmendim “Gurët e shtëpisë sime”, “Baladën e Kurbinit”, “Nata” e shumë të tjerë./tvklan.al