Dokumentet pornografike zbulojnë anën e errët të Michael Jackson
Raportet e policë amerikane kanë treguar se i ndjeri, ylli i muzikës pop, Michael Jackson kishte grumbulluar një koleksion me përmbajtje pornografike të tmerrshme dhe imazhe të dhunshme, duke përfshirë “tortura seksuale kafshërore”, në pronën e tij, në Neverland Ranch të Kalifornisë.
Departamenti i policisë së Santa Barbaras ka zbuluar materialet e para në nëntor të vitit 2003, në kohën kur ylli amerikan po hetohej për veprën penale, “ abuzim seksual me fëmijët”. Në atë kohë, Michael Jackson u dënua dhe u lirua në vitin 2005. Mësohet se janë gjendur foto dhe video pornografike me dy fëmijë si dhe me të rritur në pozicione seksuale “perverse” si dhe receta të ndryshme të kombinimit të drogës, i cila krijon varësi të theksuar. Imazhet erotike dyshohet se janë përdorur për të ngjallur interesin e djemve të rinj për t'iu bashkuar “argëtimit” me Michael Jackson dhe se këto imazhe nuk janë publikuar ende. Një hetues privat ka deklaruar gjithashtu se ylli i muzikës pop kishte edhe foto seksi me të brendshme, pikërisht me nipin e tij, anëtar i bandës muzikore 3T. Megjithatë, më shqetësuese janë pretendimet nga një burim anonim që tregon se Jackson posedonte edhe imazhe të qarta seksuale të flijimit të kafshëve dhe imazhe tronditëse të torturës seksuale të fëmijëve. Mësohet se ai ka paguar rreth 200 milion dollarë, 20 individë të ndryshëm në këmbim të heshtjes. /tvklan.al