Dokumentohet historia e 15 flamujve shqiptarë
Për 15 flamujt që i përkasin fondit të Muzeut Kombëtar, nga sot do të ketë më shumë të dhëna mbi historinë e tyre. Është studiuesi dhe veterani i restaurimit të objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, Frederik Stamati, që përmes të dhënave shkencore na sjell një histori më të plotë të ekzistencës së tyre. Përmendin flamurin me të cilin u varros Ismail Qemali, ai i Princ Vidit apo i Kongresit të Lushnjes.
Më i vjetri i takon vitit 1880, flamuri i teqes Sofi të Petrelës dhe më i voni ai i 1927 batalionit “Erzeni”. Me këtë kërkim, nën titullin “Për flamujt e Muzeut Kombëtar” kemi më shumë informacion për përdorimin e tyre në periudha të caktuara të historisë, por jo për gjendjen e tyre fizike.
Në fakt kjo pyetje nuk merr përgjigje as në këtë studim. Konservimi i flamujve dhe jo vetëm i tyre do të mbetet një nga problematikat që do të vazhdojë gjatë për aq kohë sa do të kemi mungesë të restauruesve profesionistëve dhe laboratorëve.
Tv Klan