Dokumetat e duhura që duhen për t’u pajisur me pasaportë dhe leje kalimi (22 Janar 1999)


Dokumetat e duhura që duhen për t’u pajisur me pasaportë dhe leje kalimi (22 Janar 1999)

15:40 22/01/1999

Drejtoria e Policisë Tiranë ka marrë masa të reja në lidhje me furnizimin e qytetarëve me pasaporta. Masat të cilat e lehtësojnë më tepër pajisjen e qytetarit me dokumenta të vlefshëm. Por cilat janë këto masa, çfarë kushtet duhet të përmbushë qytetari për marrjen e një pasaporte. Agim Myrtaj, shefi i sektorit të pasaportave në Drejtorinë e Policisë Tiranë thotë:

Zyra e vizë-pasaportave të Prefekturës Tiranë ka filluar të funksionojë me datë 27 Shkurt 1998. Duke filluar nga kjo datë deri më 31 Dhjetor 1998 janë prodhuar 32 mijë e 600 pasaporta. Gjendja aktuale e pasaportave në këtë sektor është 4500 pasaporta dhe 3300 leje kalimi por deri në fund të muajit do të tërhiqet kontigjenti i caktuar. Çmimi i pasaportave duke filluar nga data 21 Janar 1999 do jetë 4484, ndërsa një leje kalimi 3600 lekë. Për të gëzuar të drejtën e së marrës një pasaportë çdo qytetar duhet të paraqesë : certifikatë lindje me fotografi, vërtetim gjykate, vërtetim nga Prokuroria, 3 fotografi të njëjta me ato të certifikatën e lindjes me fond të bardhë me përmasa 4X6. Kur nuk ka kryer shërbimin ushtarak, qytetari është i lutur të paraqesë kontratë me degën e mobilizimit të ushtrisë Tiranë deri në moshën 32 vjeç, vërtetim për kryerjen e ushtrisë nga Dega e Mobilizimit Tiranë. Ndërsa për leje kalimi duhet certifikatë lindje, deklaratë noteriale nga dy prindërit, dy fotografi dhe lekët përkatëse./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme