Dolën për gjah, 32-vjeçari italian qëllohet për vdekje nga miku i tij


Dolën për gjah, 32-vjeçari italian qëllohet për vdekje nga miku i tij

19:54 26/01/2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 32- vjeçar është qëlluar për vdekje aksidentalisht nga miku i tij.

Sipas mediave italiane, Giuseppe Santandrea kishte shkuar së bashku me disa miq për të gjuajtur në një fshat, në Sardenjën jugore, një aktivitet që e bënin herë pas here.

Por duket se një shënjestër e gabuar i ka marrë jetën të riut. Edhe pse miqtë e tij tentuan që ta shpëtojnë dhe e transportuan menjëherë për në spitalin më të afërt, plaga që kishte marrë në këmbë, ishte fatale.

Trupi i 32- vjeçarit është dërguar në morg për t’iu nënshtruar autopsisë, ndërsa është arrestuar personi që ka shtënë mbi të dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas mediave vendase, ky është rasti i dytë brenda muajit Janar, ku vriten aksidentalisht gjuetarët. / tvklan.al






Të ngjashme