Dollari amerikan fiton stabilitet në këmbin me lekun (4 Shkurt 2001)
Duket se dollari amerikan po fiton stabilitet në këmbimin me lekun. Kështu sot 1 dollar ashtu si 1 javë më parë këmbehej me 142.5 lekë blerje dhe 142.8 lekë në shitje. Ndërsa monedhat e tjera europiane në këmbimin me lekun shqiptar ishin si vijon. 1 markë gjermane 68.1 lekë në shitje. Lireta italiane 0,688 lekë dhe dhrahmia greke 3,88 lekë.
Pas rënies së dollarit amerikan pësoi kundrejt lekut shqiptar ditët e para të këtij viti, vihet re që monedha amerikane po fiton pikë kundrejt lekut nga java në javë. Sipas specialistëve të bursës, dollari këtë vit pritet të arrijë në kuotat 1 dollarë të shitet me 145 lekë./tvklan.al