Dollari amerikan pëson rritje të ndjeshme ndaj lekut (26 Nëntor 2000)
Sot në tregun e lirë të valutës dollari në këmbim të valutës me lekun kaloi kufirin e 150 lekëve. Dollari blihej sot me 150.1 dhe shitej me 150.2 lekë. Një markë gjermane blihej me 65 lekë dhe shitej me 65.4 lekë. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave për disa nga treguesit kryesorë të ekonomisë shqiptare gjatë viteve të ardhshme, mesatarja vjetore e raportit të këmbimit midis lekut dhe monedhës do të jetë më e lartë se gjatë vitit 2000.
Deri në fund të këtij viti pritet që mesatarja e këmbimit të dollarit të jetë rreth 143 lekë, ndërsa fillimisht ishte parashikuar në 140 lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës janar-tetor 2000 leku është vlerësuar ndaj dollarit amerikan dhe është zhvleftësuar ndaj markës gjermane, liretës italiane dhe dhrahmisë greke.
Ndërkohë Banka e Shqipërisë ka blerë që nga fillimi i vitit 2000 deri në mes të muajit nëntor 35.5 milionë dollarë të sistemit bankar dhe 52.7 milionë dollarë nga Ministria e Financave./tvklan.al