Dollari amerikan rritet kundrejt euros në tregun ndërkombëtar (29 Prill 2001)
Forcimi i pozitës së dollarit amerikan kundrejt euros në tregun ndërkombëtar solli si pasojë forcimin e pozitës së monedhës amerikane kundrejt lekut në krahasim me një javë më parë. Kështu 1 dollar në tregun e lirë të valutës u shit me 145,3 lekë dhe u ble me 144,8 lekë. Ndërsa monedhat euopiane në shkëmbim me lekun kishin këto vlera: Marka gjermane shitej me 66,4 lekë, lireta italiane 67 lekë, dhrahmia greke 0.380 lekë dhe franga zviceriane me 84.5 lekë. Ndërsa në bursën ndërkombëtare 1 euro është shkëmbyer me 0,891 dollarë./tvklan.al