Dollari pëson përsëri ulje në tregun valutor (17 Dhjetor 2000)
Përsëri rënie e dollarit amerikan në këmbim me lekun. Në tregun e lirë të valutave sot 1 dollarë këmbehej me 146.3 në blerje dhe 146.5 lekë në shitje. Marka gjermane këmbehej me 66.5 në blerje dhe 66.7 lekë në shitje. Ndërsa lireta italiane këmbehej me 0.671 në blerje dhe 0.673 lekë në shitje. Kambistët mendojnë që dhe në ditët e ardhshme deri në fund të vitit do të kemi përsëri ulje të dollarit në këmbimin me lekun./tvklan.al