Dollari pëson rënie të ndjeshme në tregun valutor (25 Shkurt 2001)


Dollari pëson rënie të ndjeshme në tregun valutor (25 Shkurt 2001)

11:08 25/02/2001

Sot 1 dollar amerikan në tregun e këmbimit valutor blihet me 143.7 lekë dhe shitet me 143.8 leke duke ulur 10 lekë më poshtë nga fillim java pasi dollari amerikan nga dita e enjte dhe deri më sot ka humbur pikë me euron. Valuta emerikane qëndron në nivelet e para të ditëve të javës në të cilën gjendej superior ndaj euros. Ndërsa 1000 lireta italiane blihet me 67.8 lekë dhe shiten 1 lekë më shumë. Markat gjermane 37.3 lekë dhe dhrahmia greke me 38.5 lekë. Dollari i dobësuar sjell mundësi më shumë për monedhat europiane të cilat fitojnë pikë dhe kështu shiten më shumë./tvklan.al

Gazetare; Holta Zhiti






Të ngjashme